MOTITË NDRYSHME
Më në fund pak freski, ja cilat zona do të “pushtohen” nga reshjet e shiut
Sot sipas parashikimit të meteorologëve priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sa i përket qarqeve të tjerë nuk priten reshje shiu.
Temperaturat do të jenë relativisht të larta përkatësisht në zonat e ulëta termometri do të shënojë 31 °C.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 27 °C
në vendet e ulëta: 19 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 26 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.