KRONIKË
“Më ngacmoi seksualisht”, e moshuara kallëzon në polici 43-vjeçarin
Një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Gjorokastër pasi akuzohet për ngacmim seksual. Ka qenë një 74-vjeçare, e cila ka kallëzuar se shtetasi A. R e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.
Policia vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.