Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi g*diti Gjestin

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, ku banori Jozefin Marku ka humbur kontrollin pas eliminimit të Gjestit dhe e ka goditur fizikisht atë. Incidenti ka ndodhur menjëherë pas shpalljes së votimit live, duke shkaktuar kaos dhe reagime të forta nga banorët e tjerë dhe stafi i produksionit.
Menjëherë pas ngjarjes, produksioni ka njoftuar Policinë e Shtetit, e cila ka ndërhyrë pa vonesë në ambientet e shtëpisë. Forcat e rendit kanë shoqëruar Jozefin Markun me pranga në duar, teksa pamjet e momentit të arrestimit janë transmetuar dhe po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Produksioni ka konfirmuar përjashtimin e menjëhershëm të Jozefinit nga të gjitha emisionet e Top Channel dhe ka bërë thirrje për qetësi dhe respekt ndaj rregullave. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj Markut.