KRONIKË

“Më rrezikohet jeta”, autorit të masakrës së Lushnjës i refuzohet kërkesa për azil, Laert Haxhiu do të ekstradohet në Shqipëri

Laert Haxhiu, autor i masakrës së Lushnjës, do të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ky ka qenë vendimi që ka marrë gjykata e Janinës, e cila ka refuzuar kërkesën e të riut për azil në shtetin grek. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Haxhiu kërkoi azil me argumentin se i rrezikohet jeta nga rivalët e tij që janë banda e Aldo Bares.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, avokatët do të ankimojnë vendimin në Apelin e Patras. Haxhiu, i riu nga Lushnja që u arrestua në Greqi, ka mohuar të jetë autor i masakrës së Lushnjës me dy të vrarë. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë të Saimo Xheliut, ngjarje e ndodhur me 25 shtator të 2016-s, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative, dosje që sipas të dhënave është ende në Gjykatën e Lartë. Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun.

Reklama në FieriWeb


Related Articles

Back to top button