AKTUALITET

Me spektakël avionësh në ajër, hapet sot baza ajrore e NATOS-s në Kuçovë (AXHENDA)


Këtë të hënë, 4 mars, ashtu si dhe u njoftua më herët nga Ministria e Mbrojtjes do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë. Në qytezën e Shqipërisë së mesme, baza ajrore e aleancës ushtarake të NATO-s është gati me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’ të blerë në Turqi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime për mediat bëjnë me dije se programi inaugurimit është tepër i ngjeshur, ku gjatë kësaj ceremonie do të marrin pjesë krerët e lartë të shtetit si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s. I pari që do të flasë në hapje të kësaj ceremonie do të jetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, më pas flasë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji si dhe përfaqësuesja e NATO-s, Stacy. A. Cummings.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.
Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Të pranishëm do të jetë edhe ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler si dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guido Croseto, të cilët po ashtu do të flasin në ceremoninë e hapjes.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas tyre kryeministri Edi Rama do të ketë fjalën përshëndetëse, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa fjala përshëndetëse do të mbyllet nga presidenti Bajram Begaj, i cili është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mësohet se gjatë kësaj ceremonie do të ketë edhe një spektakël në ajër të avionëve

Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.
Baza ajrore taktike e NATO-s në Kuçovë, Shqipëri.

Në kohën kur nisi ndërtimi i kësaj baze, ministri Niko Peleshi pati deklaruar se ky ishte një mesazh i qartë “për aktorët e tjerë me qëllime të këqija” në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vet aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e aleancës ushtarake.

Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet ’90.

Baza ajrore e NATOS ne Kucove
Baza ajrore e NATOS ne Kucove

AXHENDA

07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë

09:30 Mbërritja në Bazë

10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja

10:25 Fillimi i ceremonisë

10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI

10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI

10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS

10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan

Pablo Sanchez DE LARA

10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER

10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER

11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO

11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA

11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA

11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ

Related Articles

Back to top button