Më the se nuk do më lëndoje…”/ Partneri i Brikenës shpërthen pas afrimit të saj në Big Brother

Një postim i publikuar në rrjetet sociale dhe që po qarkullon me shpejtësi të madhe ka rikthyer sërish vëmendjen te Brikena, një nga emrat më të komentuar të ditëve të fundit në Big Brother VIP Albania. Në mesazhin e bërë publik, personi që pretendohet se është partneri i saj jashtë shtëpisë i drejtohet me tone të qarta zhgënjimi, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre ka hyrë në një fazë shumë delikate.
Në tekstin e publikuar në formë “story”, ai shprehet se para hyrjes në spektakël kishte marrë një premtim nga Brikena se ajo nuk do të bënte asgjë që mund ta lëndonte apo ta vendoste në një situatë të sikletshme. Sipas mesazhit, ai pretendon se Brikena i kishte thënë se do të prezantohej si “single” brenda shtëpisë, por se zhvillimet e fundit në lojë kanë marrë një drejtim tjetër.
Pjesa më e fortë e reagimit lidhet me afrimin e saj të vazhdueshëm me një banor tjetër të shtëpisë, Mateo, çka sipas autorit të postimit ka bërë që “kupa të mbushet”. Ai lë të kuptohet se situata e krijuar brenda shtëpisë ka shkaktuar zhgënjim të madh dhe ka vënë në pikëpyetje raportin mes tyre.
Ky reagim vjen në një moment kur emri i Brikenës ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Ditët e fundit, dinamika mes saj dhe disa banorëve të tjerë, veçanërisht me Mateon, ka nxitur debate të shumta mes ndjekësve të formatit dhe në rrjetet sociale.
Në raportimet e fundit mediatike është folur për tensione, afrime dhe paqartësi në raportet emocionale të krijuara gjatë lojës. Po ashtu, debatet që kanë përfshirë Brikenën, Mateon dhe Rogert janë komentuar gjerësisht, duke e kthyer këtë treshe në një nga temat më të nxehta të momentit në spektakël.




