“Më tradhtoi me shokun tim të ngushtë”/ Ngjarja tronditëse në Greqi, zbardhet dëshmia e Kastriot Cenkos që vrau bashkëshorten: M’u errësuan sytë dhe…
39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.
Sipas mediave greke, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.
Sipas asaj që mëson gazetari Artur Bibe, pretendimet e 39-vjeçarit ishin: “E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”.
Sipas rrëfimit të tij, Cenko mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Ajo humbi ndjenjat, e ndërsa më pas 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në dhomën e tyre.
Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.
Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.