AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

“Më tregonte paratë, u ula për drekë, por ngulmonte të më jepte darkë”, Megi Pojani: Më ka ngacmuar seksualisht një pronar televizioni


Megi Pojani, moderatorja e emisionit të pasdites në Top Channel përputhen, në emisionin e saj në Top Albania Radio “Me kast” që transmetohet në orën 23.00 të mbrëmjes, ka denoncuar ngacmimin seksual të një pronari televizioni shumë të rëndësishëm në vend, siç tha ajo, vetëm pak muaj më parë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Megi e tregoi këtë histori në ekran nisur edhe nga situata më e fundit, e denoncimit të aktores Egla Ceno për moderatorin Saimir Kodra, që ka marrë vëmendjen në median dhe shoqërinë shqiptare me këtë të fundit që e ka denoncuar në gjykatë, banoren e big brother vip.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por Megi Pojani, tregon se pronari i medias i ka shkruar në Instagram, e ka ftuar për drekë, dhe më vonë ka ngulmuar për darkë me moderatoren. Madje duke i treguar sesa para bënte nga projekte të ndryshme, e duke kërkuar të punësonte edhe motrat e saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Megi nuk e nxorri emrin e pronarit të medias, por edhe ky denoncim i ri, do të hapë shumë debat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
©credits https://www.youtube.com/@TopChannelAlbania

Pjesë nga deklarata e Megi Pojanit

Në momëntin që kam pasur të bëj me burra, dhe në marrëdhënie pune me burra, ka pasur gjithmonë ngacmime dhe flirt. Kjo është e pashmangshme por unë e quaj një ngacmim të shëndetshëm në momentin që nuk merr një përgjigje mbrapsh. Nuk më ka shqetësuar asnjëherë në mbarëvajtjen e punës, në krijimin e një marrëdhënieje pune, me përjashtim të një rasti. Ta them? Kam bërë para pak kohësh një intervistë në një televizion tjetër.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Dhe më shkruan në Instagram pronari i televizionit. Dhe ai ishte emër shumë i njohur, dhe unë thashë….unë akoma e ndjej nuk e di pse, brenda vetes sime, sikur jam 15 vjeç dhe më duhet ti respektoj dhe përpiqem të jem shumë e sjellshme ndaj dikujt që e di që ka eksperiencë më të madhe se unë, që ka ndërtuar disa gjëra, nuk mund të mos jem e sjellshme. Dhe në momentin që ai më ka shkruar dhe më tha “Megi, stafi vdes për ty, të pëlqejnë shumë, intervista ishte shumë e bukur, do të doja shumë të të takoja”.

Dhe unë i thashë thjesht “Falemnderit” pa i shkuar më thellë takimit. Në atë kohë nuk kam qenë aktive në ekran. Ok i ktheva një falemnderit shumë shkurtimisht nuk u mora më gjatë, ndërkohë ai po më shkruante çdo ditë, çdo ditë, nëse harronte një ditë ishte sërish të nesërmen dhe kjo gjë ka zgjatur një muaj. Ai po këmbëngulte shumë që ne të dy të kishim një takim. Dhe unë mbase jam naïve tani, them që jam idiote , nuk e mendova në asnjë moment që ai po më ngacmonte. E vetmja gjë që mua po më jepte një ndjesi jo shumë të mirë, ishte fakti që ai këmbëngulte për të ngrënë darkë.

Dhe unë darkat, në një marrëdhënie pune, mbi të gjitha me një burrë i kam të papreferuara dhe nuk i bëj. Dhe ai po kërkonte një darkë dhe kjo gjë u zgjat një muaj, dëshira e tij për të më takuar dhe në mes reshtash shkruante herëpashere për punë. Dhe unë meqënëse nuk kisha dicka në dorë thashë ok po e takoj, nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme por thashë Megi pse ta humbasësh si mundësi. Dhe unë i thashë do dalim për drekë. Ok më thotë, mund të shkojmë në një vend që s’ka shumë njerëz? Dhe unë e cova në një vend ku për dreq atë ditë ishte plot me njerëz.

Po mund të kishte 200 vetë në restorant. Dhe unë shkoj dhe ishte takimi më i çuditshëm që e kisha parë veten ndonjëherë në jetë. Vazhdimisht më tregonte për pushtetin e vet, paratë e veta, sesa para bënte te ky projekt, sesa të ardhura gjeneronte te kjo gjë dhe gjithë iniciativat e veta duke më ofruar mundësi, madje kulmi ishte kur …dhe unë asnjëherë nuk kam qenë vulnerabël…në një moment më pyeti kështu…nuk po kontrollohej më dhe më tha mua “ti ke motra”? sa motra, dy motra, ca ka studiuar njëra, po tjetra…ma jep numrin do ti jap këtë që të fillojë punë këtu.

Po tjetra, do ti gjej një punë këtu…dhe këto gjëra po vinin kaq shpejt dhe unë nuk po e doja dhe nuk po e prisja këtë gjë. Dhe pastaj po më thoshte që ne mund të marrim një patentë dhe unë e entuziazmi im dhe ju e dini më mirë se kushdo që entuziazmi im në një propozim pune është nën zero sepse unë nuk dua të mbaj pritshmëritë  e mia lart. Dhe ai po bënte premtime të jashtëzakonshme që edhe tani për dikë që mund të konsiderohet figurë kryesore në televizion ishte një ofertë shumë tunduese. Dhe unë sido të jetë e mbaj veten me shumë këmbë në tokë, nuk u tundova në asnjë moment.

Fakt është që unë po flisja për punë ai vazhdimisht po tentonte të largohej nga puna. Ne ishim duke ngrënë drekë dhe ai thoshte: do dalim për darkë sonte? Dhe vazhdimisht e përmende gjatë drekës: do dalim për darkë sot? dhe në një moment unë i thashë: nuk mund të dal për darkë sepse kam bërë plane me shoqet e mia dhe do shkojmë në Korçe. E gënjeva sepse unë nuk do shkoja në Korçë por thjesht e thashë se doja ta hiqja qafe sepse ai po më ngjitej shumë. Dhe pasi mbarojmë drekën dhe ai ishte shumë i pështirë me mimikat që bënte dhe ishte shumë tendencioz në vazhdimësi, në fund fare ne ngrihemi nga tavolina dhe ky vazhdonte dhe thoshte do dalim për darkë. Dhe në momentin u largova deri te makina për aq sa kam bërë rrugën ai më ka dërguar një hartim në telefon si adoleshent sesa bukur kishte kaluar me mua, sesa ishte kënaqur sesa shumë donte të më takonte prapë …po sic mund të jetë një “date” kur ti je 15 vjec.

Sesa shumë donte të më takonte prapë, se ne ishim kënaqur bashkë. Dhe në fund, unë nuk i ktheva përgjigje pas këtij mesazhi. E kuptova. Ajo dreka më mjaftoi që të kuptoja qëllimin e atij. Më ka shkruar prapë më vonë. Megi të lutem më thuaj nëse do shkosh sot në Korcë. Nuk i ktheva përgjigje. Më ka shkruar prapë në orën 12 të darkës: Megi shkove në Korçë dhe unë i ktheva thjesht një “po” dhe ai më tha; “sa inat që po më vjen sa do të doja që të ishim bashkë për darkë. Mjafton vetëm të më thuash hajde, dhe unë do të vij”.

Related Articles

Back to top button