KRONIKË

Megaoperacioni anti-drogë në Elbasan/ Jepen masat e sigurisë për 45 të arrestuarit


Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35 persona në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të koduar “Rrjeti”, ditë më parë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se 3 persona do të qëndrojnë në “arrest shtëpie, teksa  është caktuar “detyrim paraqitje” për 7 të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë të llojeve të ndryshme, një automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane./abc

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button