Merr flakë banesa 2-katëshe në Pogradec, në vendngjarje 3 zjarrfikëse

Zjarr në një banesë dy katëshe në Pogradec. Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është masiv dhe në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe policia kanë bërë evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për fikjen e zjarrit e zbardhjen e shkaqeve. Rrezikohet edhe një banesë tjetër ngjitur me dy katëshen.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.
Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit. Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.
Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.




