KRONIKËSTAR CHANNEL

Merr fund arratia, tentoi të vriste një person tre vite më parë, arrestohet 47-vjeçari në Fier


Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Blutë e Fierit njoftojnë se 47-vjeçari Robert Merrnica ka tentuar të vrasë Pashk Palnikajn në vitin 2021, ndërsa ndaj tij është caktuar nga gjykata masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

FIER/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier operacioni i koduar “Tentativa”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, Fier.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button