Mësohet që 14-vjeçari, i cili humbi jetën pas sherrit me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ishte futbollist dhe luante për Dinamo U-15.
Martin Cani është 14-vjeçari që humbi jetë tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja, u përfshinë në një përplasje me tre nxënës të shkollës “Fan Noli” pranë institucionit arsimor. Në këtë incident, tre adoleshentë sulmuan Canin dhe Meçjan, ku ky i fundit u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Reagon klubi kryeqytetas: Jemi të tronditur
Martin Cani ishte pjesë e të rinjve të skuadrës së Dinamo City. Klubi kryeqytetas, ka reaguar së fundmi për këtë, ku shkruajnë se janë thellësisht të tronditur nga ngjarja.
POSTIMI:
Martin Cani Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin!