Mësoi klarinetën me pipizanë/ Soni instrumentisti nga Fieri: Muzikën pasion që në fëmijëri
Eshtë 54 vjeç, ka probleme me shikimin por ka tejkaluar cdo pengesë për të realizuar ëndrrën e tij. Vilson Pjetri ose sic e njohin të gjithë, Soni i Fierit është nga ata artistë që e zgjedhin rrugën e tyre që në fëmijëri.
Përpara se të niste shkollën artistike‘Jakov Xoxa’ Vilsoni zotëronte instrumentin e klarinetës. Me mjete rrethanore ai krijonte pipizanë, një lloj fyelli që bëhet nga bima e kallamitqë rritet në Myzeqe
Besnik i folklorit, ende vazhdon të krijoje instrumenta të thjeshtë por që në duart e 54 vjecarit prodhojnë melodi të rralla
Pjesëmarres në shumë evente të muzikës, ai arriti që në moshën 25 vjecare të kishte grupin e tij muzikor ku këngëtar dhe klarinetist ishte vetë.
Një sipërmarrje artistikisht dhe fizikisht e vështire si këndimi dhe luajtja në klarinetë, live. Kjo e detyroi të hiqte dorë nga të kënduarit për të luajtur me klarinetë. Pjesë e grupit të tij u bënë këngëtarë si Petrit Lulo, por edhe artistë të tjerë të njohur të muzikës popullore
Si një muzikant profesionist Soni vlerëson se klarineta është instrument që identifikohet memuzikën popullore ndërsa këtë të fundit e sheh në rrezik nga modernizimi.
Artisti 54 vjecar ka në repertorin e tij, muzikë nga të gjitha trevat shqiptare por ajo që ka përzemër është padyshim tradita myzeqare dhe ajo e jugut
I përpmbushur profesionalisht por me ambicie për më tej, Soni synon të ketë albumin e tij
Me një qëndrim paepur përpara vështirësive dhe pengesave, Soni Fierit është shëmbëlltyra e artistit që lufton deri në fund për të arritur qëllimet dhe ambiciet e tij.