AKTUALITETKRONIKË
Mësuesi amerikan mbyti gruan dhe më pas veten/ Ngjarja u zbulua nga drejtori i shkollës ku punonte, zbardhen detaje nga rasti ekstrem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku një shtetas amerikan, Mathew James Werts, ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të ndërmerrte jetën e tij.
Werts, i cili ishte mësues në “Albania College”, jetonte në një shtëpi private në këtë zonë.
Mësuesi nuk është paraqitur në shkollë sot, duke nxitur shqetësimin e kolegëve dhe drejtuesve të institucionit.
Drejtori i shkollës është personi që ka shkuar në shtëpinë e Werts për ta kontrolluar dhe ka zbuluar ngjarjen tragjike.
Sakaq, autoritetet janë angazhuar në zbardhjen e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem, teksa kolegë të tij kanë dëshmuar në polici mbi atë që kanë ditur.