AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mësuesja bletërritëse! Nga Kosova në Mbrostar të Fierit, bletaria një çështje tradite për Mimoza Bufin

Në Mbrostar të Fierit, pas një dite të gjatë në shkollë, mësuesja Mimoza Bufi ndërron rolin dhe vesh rrobat e punës për t’iu përkushtuar një pasioni të trashëguar, bletarisë.

“Unë jam rritur me bletët. Prindërit e mi erdhën nga Kosova në vitin 1924 dhe sollën me vete edhe bletët.Tregon Mimoza.Që e vogël kam punuar me babain tim, dhe fati deshi që edhe familja ku u martova, të ishte po bletare. Kështu, bletët janë pjesë e jetës sime”, tha Mimoza Bufi-mësuese.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Mimoza dhe bashkëshorti i saj menaxhojnë rreth 500 koshere në zona të ndryshme të Shqipërisë. Për ta, kjo është më shumë se një punë  është një mision familjar që përfshin edhe djalin e tyre 18-vjeçar, brezi i tretë që rritet me dashurinë për natyrën.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

“Pas mësimit, në pasdite, jemi të gjithë në terren. Djali është i ri, por është i apasionuar pas këtij profesioni. Kemi dhe një punëtor nga Pakistani që është bërë si pjesë e familjes sonë”, u shpreh ajo.

Në një treg sfidues, ku transporti dhe siguria ushqimore shpesh janë pengesë, familja Bufi ia ka dalë me shumë përkushtim dhe punë të ndershme. Nga bletët ata nuk marrin vetëm majlton, por edhe polenin e qumështin e bletës.

“Është një punë e lodhshme, por shumë e bukur. Kur sheh frytin e mundit, kur sheh bletën që punon, s’ka shpërblim më të madh”, u shpreh mësuesja.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga një pasion i trashëguar, në një mënyrë jetese që përfshin tre breza, Mimoza Bufi është një shembull i harmonisë mes profesionit, familjes dhe natyrës.

Nëse i referohemi shifrave të INSTAT numri i koshereve të bletëve është gjithnjë në rritje, gjithsej në vendin tonë ka 519 mijë familje bletësh  e pavarësisht kësaj, konsumatori ka më tepër nevojë për mjaltë kërkesa të cilat plotësohen më mjaltin e importit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button