AKTUALITET

Meta 10 ditë në observim tek burgu Nr.313, më pas niset drejt paraburgimit të Fierit. Pritet ti bashkohet, Ervin Salianjit


Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i arrestuar nga SPAK në 21 Tetor, do qëndrojë 10 ditë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe më pas pritet të transferohet në drejtim të burgut të Fierit, ku do ti bashkohet deputetit të PD, Ervin Salianji.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Qëndrimi i Metës në paraburgimin Nr.313 konsiderohet si periudha e observimit. Kryetari i PL-së këto ditë ka qëndruar pa televizor dhe asnjë mjet komunikimi me botën e jashtme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një burim pranë këtij burgu tha për gazetarin e Elton Qyno, se ish-funksionari i lartë i Shtetit Shqiptar, po qëndron i vetëm në një nga dhomat e sektorit vip të këtij burgu.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ilir Meta, është vizituar në qeli nga Drejtori i Burgut, psikologët dhe shefat e Policisë së Burgjeve, për ta pyetur rreth konflikteve që ai ka me persona të tjerë që ndodhen në burg.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“…kjo është një procedurë normale që bëhet për këdo person të arrestuar, ku qëllimi është krijimi i një profili dhe identifikimi i konflikteve me persona të tjerë të dënuar dhe paraburgosur.

Meta tashmë është vizituar nga psikologët dhe socilogët e burgut që kanë vlerësuar raportin psikologjik.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kjo periudhë quhet “Observim” dhe pritet që pas 10 ditë qëndrim në këtë situatë, ai të transferohet në një paraburgim tjetër…

Kryetari i “Partisë së Lirisë”, gjatë komunikimit me administratën e burgut ka shfaqur pëlqimin që pas përfundimit të periudhës së “Observimit”, të transferohet në drejtim të burgut të Fierit, ku qëndron duke vuajtur dënimin me 1 vit burgim, deputeti i PD, Ervin Salianji.

Këtë kërkesë Meta, e ka argumentuar se aty ndihet më i sigurtë dhe sipas tij, në këtë burg është opozita e vërtetë.

Ndërkohë në të njëjtin burg ndodhet dhe ish-bashkëpuntori më i ngushtë i Ilir Metës, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili po vuan dënimin e dhënë nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, skandal ky që u kallëzua në SPAK nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Në burgun e Fierit ndodhet dhe ish-zyrtari i LSI-së dhe më pas deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

Ndaj Ilir Metës, SPAK ka lëshuar masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Korrupsionit Pasiv i funksionarë të lartë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mosdeklarim pasurie” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Related Articles

Back to top button