AKTUALITETSTAR CHANNEL

Meta flet nga qelia nr.5: Më ka syrgjynosur “Trekëndëshi i Nevadës”, duan të më asgjësojnë

Nga qelia numër 5 ku ndodhet prej 3 muajsh, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për A2 CNN. Edhe pse ka më shumë se 90 ditë në qeli, Meta shprehet se ndjehet më i lirë se më parë dhe se e drejta për të do të triumfojë.

Fillimisht ai rrëfen sesi ka kaluar 3 muajt e arrestit në qeli. Ai thotë se edhe pse tashmë është duke jetuar në 12 metra katrorë ndjehet edhe më i lirë, ndërsa ngre akuza të forta për mënyrën e arrestimit ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “”

“Unë nuk jam arrestuar, por siç e ka parë i gjithë opinioni publik, jam rrëmbyer nga banditë me maska, të paidentifikuar, pa asnjë urdhër-arresti dhe jam futur forcërisht në një makinë me targa private. Pra jam i rrëmbyer publikisht si askush në vendet e Këshillit të Europës apo të NATO- s. 

Raste të tilla sigurisht ka patur në Bjellorusi, ku para pak ditësh, Lukashenko “triumfoi” për një mandat të 7 radhazi duke “garuar” me disa kandidatë kukulla tip 0.99 si këto partiçkat “opozitare” që krijon e rikrijon “ Rilindja “ këtu në çdo prag zgjedhjesh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Edhe këtu meqenëse uzurpatori i gjithë pushteteve kërkon të “ fitojë” një mandat të katërt duke garuar me 0.99 e tij, urdhëroi rrëmbimin tim kriminal, siç urdhëroi arrestimin e z. Berisha para 14 muajve e së fundi edhe këtë masën absurde për paraqitjen e tij në SPAK- un që ka mbyllur hetimet.

Siç ka urdhëruar edhe burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, siç  ka urdhëruar përndjekjen e Kryetarit të PR, z. Mediu, në kundërshtim me çdo parim të Shtetit të së Drejtës, siç ka urdhëruar publikisht dy ditë para zgjedhjeve vendore rrëmbimin e z. Fredi Beleri, e kështu me rradhë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Unë vërtet jam i izoluar në mënyrë ekstreme dhe po kështu jetoj në 12 metra katrorë qeli, por ndjehem edhe më i lirë se më parë e po kështu plot besim se e drejta dhe e vërteta do të triumfojë mbi padrejtësinë e Ramaformës që kërkon mandat të përjetshëm duke asgjësuar pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, për të garantuar pandëshkueshmërinë e “Kryetarit të Organizatës”  dhe Narkoregjimit”, deklaron Ilir Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se po mbahet peng dhe është syrgjynosur për qëllime politike. Meta tha se i ashtuquajturi “Trekëndëshi i Nevadës”, Mckonigal-Rama-Dumani, po interesohet për asgjësimin e tij politik.

Reklama në FieriWeb

Ai shtoi se po takohej vetëm një herë në javë me familjarët e tij si të gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe se nuk kishte asnjë ankesë në këtë drejtim.

“A kanë qënë të vështira kontaktet me familjarët dhe bashkëpunëtorët në PL?”, ka qenë pyetja drejtuar Metës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Unë takohem vetëm një herë në javë me familjarët e mi si të gjithë të paraburgosurit e tjerë dhe s’kam asnjë ankesë në këtë drejtim.

Por sigurisht që unë jam rrëmbyer këtu për të m’u pamundësuar ekstremisht mundësia e takimeve apo komunikimeve me bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë së Lirisë. 

Po kështu për të m’u pamundësuar edhe komunikimi i drejtpërdrejtë me ju dhe të gjithë gazetarët, analistët dhe qytetarët.

Unë jam “syrgjynosur” këtu për të m’u pamundësuar jo vetëm mbrojtja në publik ndaj të gjitha pseudo-akuzave, por mbi të gjitha për të shpalosur programin e mrekullueshëm dhe konkret të Partisë së Lirisë të 5 prioriteteve për 4 milionë shqiptarë plus.

Unë jam duke u mbajtur peng këtu sepse “Trekëndëshi i Nevadës”, Mckonigal-Rama-Dumani, duan të asgjesojnë totalisht bashkë me pluralizmin politik edhe sovranitetin e popullit shqiptar dhe çdo interes kombëtar të tij duke sorosifikuar çdo institucion të Shtetit dhe cdo qelizë të shoqërisë, përfshirë edhe shpërbërjen e familjes”, është shprehur Meta.

Related Articles

Back to top button