AKTUALITET

“Meta nuk po lë gur pa lëvizur që të dalë i sëmurë psiqik” / Avokati publikon lëvizjet dhe manovrat e ish-Presidentit


Avokati Idajet Beqiri foli për dosjen e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, në emisionin Breaking në Top News.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Beqirit, përgjegjësi kryesor për këtë ngjarje është kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërsa lidhur me çështjen CEZ-DIA ku protagonist është ish-Presidenti Ilir Meta, Beqiri, tha se kjo është një nga dhjetërat aferat korruptive të Metës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Për aferën CEZ-DIA, Meta është i përfshirë rëndë, dhe kemi të bëjmë me një aferë jo vetëm për pasojën që i ka sjellë shqiptarëve, 500 mln euro dëm, i morën buxhetit të Shqipërisë edhe 5 mln euro të tjera. Kjo aferë është e përfunduar, e hetuar, ka të pandehur që duhet të merren, SPAK kot e sorrollat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ka mbaruar hetimit, janë përgjegjës për këtë krim, Berisha, Meta, Shkëlzeni etj. Këta janë emra konkretë përgjegjës për këtë vepër penale. Ka dhe të tjerë që po pastrojnë paratë.

Kanë blerë një minierë zinku në Kongo, atje fiton 100 milionë euro në vit Meta. Qan hallin e pensionistëve këtu, por pse nuk vë në punë këto miliona eurot që fiton.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në konferencën e fundit për shtyp të tij, ai tha PL i vjen keqja vetëm nga vetja, por asnjë tjetër nuk mund t`i bëjë dëm.

Shikoni ça bën tani, hipja në këto maja të hekurave, do të thotë që nuk jam mirë nga gjendja psiqike, që nesër të thonë mjekët mos e dënoni se shih si është i sëmurë. Nuk po lë gur pa lëvizur, janë manovra që ai i bën, por SPAK nuk duhet të bjerë pre e këtyre lodrave,” tha Beqiri.

Related Articles

Back to top button