AKTUALITET
Meta uron festën e Abaz Aliut: Lutje të pranuara e shëndet të mirë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Abaz Aliut.
“Nga Mali i Shenjtë i Tomorrit, kënaqësi të ndaja bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra pelegrinë, urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut”, tha Meta.
Meta uroi “lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja”. Mijëra besimtarë bektashinj kremtuan sot festën e Abaz Aliut në malin e Tomorit.
Pelegrinët udhëtuan sot drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.