BOTASPORTSTAR CHANNEL

Michael Schumacher nuk është më i detyruar të qëndrojë në shtrat, 12 vjet pas aksidentit të rëndë

Kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se nuk është më i detyruar të qëndrojë vazhdimisht në shtrat, 12 vite pas dëmtimit të rëndë në kokë që pësoi gjatë një aksidenti me ski në Alpet Franceze në vitin 2013.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve pranë familjes, 57-vjeçari tashmë mund të ulet në karrocë dhe të lëvizë brenda pronave të tij, si në Majorka ashtu edhe pranë Liqenit të Gjenevës. Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet shumë e rezervuar dhe larg syrit të publikut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Schumacher merr kujdes mjekësor 24 orë në ditë, nën përkujdesjen e bashkëshortes së tij, Corinna Schumacher, dhe një ekipi të specializuar mjekësor. Burimet bëjnë me dije se ish-piloti legjendar kupton disa nga gjërat që ndodhin përreth tij, por jo gjithçka.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Që nga aksidenti tragjik, Michael Schumacher nuk është shfaqur asnjëherë në publik. Në vitin 2024 pati spekulime se ai mund të merrte pjesë në dasmën e vajzës së tij, Gina-Maria Schumacher, por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, vitin e kaluar, tre ish-punonjës të familjes u dënuan nga drejtësia pasi kërcënuan se do të publikonin qindra foto të Schumacher në gjendjen e tij aktuale.

Reklama në FieriWeb

Së fundmi, vajza e tij ndau në rrjetet sociale një foto të rrallë familjare, të realizuar para aksidentit, e shoqëruar me mbishkrimin prekës:

“Më të mirat përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen baba.”

Familja Schumacher vazhdon të mbrojë me fanatizëm privatësinë e kampionit shtatë herë të botës, duke dhënë vetëm informacione minimale mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Related Articles

Back to top button