AKTUALITET

“Mikrokreditë” përfundojnë në SPAK! Prokuroria e Tiranës dyshon se mashtrimi u krye nga një grup kriminal


Prokuroria e Tiranës po bëhet gati ti kalojë SPAK-ut dosjen e radhës për mashtrimin me mikrokreditë që shkaktoi dëme të pallogaritshme tek interesat ekonomike të mijëra shtetasve shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Çështja me 9 të dyshuar dhe dy shoqëri nën sekuestro është vendosur t’i  kalojë Prokurorisë së Posaçme, pasi prokurorët dyshojnë se janë përpara një grupi kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pikërisht për këtë dyshimeve se avokatë subjekte financiare dhe përmbaruesit e tyre kanë vepruar në kuadër të grupit kriminal duke u shtrirë në kohë dhe me role të ndara, grupi i hetimit po vlerëson se kompetencat për shkak të këtyre cilësive i përkasin Prokurorëve të Posaçëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga aktet e administruara nga prokuroria e Tiranë rezulton se shoqëritë nën hetim morën nga banka gati 4 mijë kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Vlera totale e tyre është gati 7 milionë euro dhe për shlyerjen e tyre prokuroria e Tiranë zbuloi se u përdor një skemë shtrënguese e kredimarrjes ku përmes vjedhjes debitorët u detyruan t’i shlyenin borxhet e veta me borxhe të reja.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se përmes kësaj skeme shoqëri të ndryshme përmbarimore vepruan duke bllokuar  pasuritë që prokurorët e konsiderojnë se është vjedhje pasurie

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në hetimin e kryer mbas masave gjyqësore, prokurorët kanë zbuluar se si qindra ankande mbi pasuritë e bllokuara, u kryen fiktivisht dhe pa njoftuar qytetarin. Vetëm në një ditë hetimet konstatojnë se u kryen 75 ankande të tilla.

Në aktet hetimore të administruara janë evidentuar rastet konkrete për fenomenin e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Rast tipik i kësaj natyre është çështja/dosja përmbarimore ku për një detyrim të prapambetur prej 347.958 lekësh, Micro Credit Albania ka sekuestruar 14 pasuri të paluajtshme të një shtetasi./ TCh

Related Articles

Back to top button