KRONIKËSTAR CHANNEL

Mishi me salmonelë/ Zyrtari i AKU: Kompania nuk bashkëpunoi, produkti është shpërndarë në 10 qarqe

Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, ka dhënë detaje të reja për mishin e pulës të kontaminuar me salmonelë që AKU ka bllokuar.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në një lidhje direkte për Drini Zeqon në Klan News Jorgaqi tha se subjekti importues i mishit të pulës nuk bashkëpunoi me AKU-në për dhënie e saktë të informacionit për dhënien e faturave se në cilat pika shitjesh ishte shpërndarë ky produkt.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“AKU kryen funksion e vet dhe në pikat e inspektimit kufitar, në të cilat në bazë të planit, na bazë të rrisku dhe marrjes së monstrave që AKU zhvillon aktivitetin e vet, është marrë monstër në subjektin importues dhe monstra e këtij subjekti rezultoi që ishte me salmonelë. Menjëherë me marrjen e informacionit, analizat janë kryer në labarotarin e referencës në ISUV, i cili është laborator i akredituar për këtë lloj analizash dhe sapo merret njoftimi alert nga lobaratori i ISUV për këtë produkt, AKU shkon mbrapa me dokumentacion dhe identifikon kodin, gjejmë emrin e operatorit dhe po me të njëjtën ditë që na erdhën informacionet mbi praninë e salmonelës në produkt, shkuam në subjekt dhe filluam aktivitetin kontrollues lidhur me produktin dhe gjurmëshmërinë e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sasia prej 7.8 ton, 7890 kg mish, e cila është pjesa përfaqësuese e lotit, ku bë analizimi dhe demostrimi i produktit. Me shkuarjen në ambientet ku ushhtron aktivitetin subjekti importues AMG Algida & DiMal, duhet thënë që nuk patëm një bashkëpunim të frytshëm dhe nuk gjetëm një dokumentacion gjurmshmërie i cili të na udhëhiqte dhe të na e bënte më të lehtë punën për mbledhjen mbrapsht të produkteve. Megjithatë inspektorët tanë arritën që të gjenin një sërë faturash dhe adresash të shitësve ku ky furnitorë kishte shpërndarë produktin e vet.

Nuk patëm një bashkëpunim qoftë në cilësinë e informacionit që morëm, ashtu edhe për dhënie e këtij informacioni për vazhdimin e hapave më tejshëm që ne tashmë jemi duke e kryer”, tha Jorgaqi.

Martin Jorgaqi po ashtu tha se ky produkt në dijeninë e tyre është shpërndarë në 10 qarqe të vendit, ku pjesa më e madhe është në qarkun e Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

“Është shpërndarë në 10 qarqe të vendit. Pjesa më e madhe është shpërndarë në Tiranë sepse kjo shkon me numrin e operatorëve të biznesit dhe numrin e konsumatorëve”, tha Jorgaqi.

Nga 7.8 ton mish pule i kontaminuar me salmonelë, AKU ka bërë të mundur bllokimin e vetëm 5.2 tonë, ndërsa pjesa tjetër, 2.6 ton, është hedhur në treg. 

Produkti mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës.

Prania e salmonelës në organizëm ka pasoja shëndetësore si temperaturë, diarre dhe të vjella.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button