AKTUALITETFIERI YNË TV

Misteri që mbart rrapi 500-vjeçar i Drizarit në Mallakastër dhe një apel Agjencisë së Zonave të Mbrojtura: Shpëtoni biomonumentin!


Rrapi shekullor i Drizarit në Mallakastër rrezikon të thahet, pasi degët e pemës janë goditur nga rrufeja.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rrapi, thuhet se është 500-vjeçar dhe ka një lartësi 30 m dhe perimetër të trungut afro 8 metra. Është monument natyre i mbrojtur nga shteti dhe i vetmi institucion që mund të ndërhyjë është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.  Avdi Salaj, banor i zones kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Zonat e Mbrojtura te dergojnë sa më shpejt një grup ekspertësh për të vlerësuar dhe mirëmbajtur këtë pemë simbol për Drizarin dhe gjithë Mallakastrës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Degën pas nesh e ka goditur rrufeja. Ajo duhet prere hyn ujë dhe po e than gjithë pemën. Duhet të ndërhyjë Ministria se ne nuk na lejohet se është monument”, tha ai. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sipas gojëdhënave rrapi ka qenë vend-takimi dhe shplodhje për karvanët dhe vetë banorët e zonës. Legjendat e treguara ndër vite për këtë biomonument kanë bërë që vizitorët dhe turistët e huaj ta shohin nga afër këtë pemë të rrallë, e vetmja e këtij lloji në gjithë zonën.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Po vijnë shumë turistë këtu vizitojnë zonën dhe ndalojnë tek Rrapi. Nga Greqia, Suedia e Serbia, nga shumë vende të Europës”, u shpreh Salaj.

Ky biomonument njihet edhe me emrin “Rrapi i Ujit” dhe është i vendosur në luginën e “Përroit të Thatë’’, afro 1 kilometer nga autostrada Levan-Tepelenë

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button