EKONOMIRAJONISTAR CHANNEL

Mitsotakis hap takimin Transatlantik për Energjinë, Balluku në Athinë për sigurinë dhe diversifikimin energjetik

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën hapëse në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC)”, organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.

Në këtë forum morën pjesë Sekretari i Energjisë së SHBA-së, Chris Wright, si dhe ministrat e Energjisë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore.

Reklama në FieriWeb - “”

E pranishme në punimet e takimit ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, duke theksuar angazhimin e vendit tonë në proceset e bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve energjetike.

Në qendër të diskutimeve ishin ulja e varësisë nga gazi rus, zhvillimi i korridoreve të reja të furnizimit, si dhe nxitja e investimeve të përbashkëta në infrastrukturën energjetike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shqipëria, siç u theksua në takim, mbetet e përkushtuar të kontribuojë për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme në rajon.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button