SHËNDETISOCIALE

Mjekët japin alarmin “Prindër! MJAFT u dhatë vitamina pa kriter fëmijëve, po i sëmurni me duart tuaja 


Prinderit përpiqen të jenë shumë sa më të kujdesshëm lidhur me shëndetin e fëmijëve të tyre, por jo gjithmonë bëjnë gjënë e duhur. Shpeshherë, pa u konsultuar me mjekun specialist, ata u japin suplemente dhe vitamina të ndryshme për t’u forcuar sistemin imunitar. Por, duhet patur shumë kujdes sepse dhënia e tyre në doza të larta mund të ketë një efekt toksik duke shkaktuar një sërë problemesh shëndetësore, vecanërisht kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale deri në formimin e gurëve në veshka, zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës, si edhe në tharje dhe plasaritje të lëkurës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mosha gjatë së cilës fëmijët kanë nevoja më të mëdha për vitamina dhe minerale është mosha 0-2 vjeë, 5 vjeç dhe mosha e pubertetit. Ata gjithashtu kanë nevoja të larta për këto suplemente në stinën e dimrit, sepse infeksionet e rrugëve të siperme respiratore janë më të shpeshta.F

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vitaminat ndahen në 2 grupe në “vitamina të tretshme në ujë” dhe “vitamina të tretshme në yndyrna”. Grupi i vitaminave B dhe C treten në ujë ; ndërsa vitaminat A, D, E dhe K treten në yndyrna. Meqënëse sasia e tepert e vitaminës B dhe C të cilat janë të tretshme në ujë eleminohet nga trupi nëpërmjet urinës, ato kryesisht nuk shkaktojnë probleme në organizëm. Krejt e kundërta ndodh me vitaminat e tretshme në yndyrna të cilat akumulohen në trup dhe krijojnë efekte toksike duke dëmtuar në këtë mënyrë organizmin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më poshtë gjeni të listuara problemet shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e akumulimit në sasi të mëdha në organizëm të vitaminave të tretshme në yndyrna A, D, E dhe K:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Vitamina A: Zmadhim të mëlcisë dhe shpretkës

Vitamina D: Kalcifikim të arteries koronare dhe asaj renale

Vitamina E: Ul mbrojtjen e sistemit imunitar duke bërë që fëmija të sëmuret më shpejt.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vitamina K: Vitamina K ka efekt rregullues në faktorët e koagulimit te fëmija, por marrja me tepricë e saj mund të shkaktojë probleme të tilla si anemia dhe verdhëza.

Related Articles

Back to top button