POLITIKË

Mjeku shërbim privat në spitale shtetërore pas orarit të punës, nëse qytetari e kërkon! Doktori merr 70% të fitimit, 30% spitali


Qytetari privatisht mund të kërkojë të lërë takim me mjekun e spitalit publik, jashtë orarit të tij zyrtar, dhe të marrë shërbimin brenda spitalit publik, duke paguar një tarifë, siç aktualisht ndodh në spitalet private. Nga kjo tarifë që qytetari paguan, 70% i kalon mjekut dhe 30% spitalit publik, para këto që menaxhohen nga vetë spitali për investime në spital.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nisma u prezantua nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë e spitalit rajonal “Memorial’ në Fier ku dhe pesë spitale të tjera në vend përfitojnë Kartën e Autonomisë Menaxheriale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Teksa theksoi se shërbimi në spitalet publike ka kaluar në një tjetër nivel, duke konkurruar edhe ato në strukturat private, kreu i qeverisë dha lajmin se në të gjithë spitalet publike që do të pajisen me kartën e autonomisë spitalore, mjekët do të kenë mundësi që pas orarit të punës të ofrojnë edhe shërbim jashtë orarit dhe të marrin 70% të pagesës për këtë shërbim, ndërsa 30% i kalojnë spitalit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Sot jemi në një fazë tjetër, hyjmë në kapitull të ri falë faktit që spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale. Synojmë të hapim në këto spitale që do marrin kartën e autonomisë menaxheriale, edhe praktikën e dyfishtë. Mjekët që japin shërbim në këto spitale dhe janë të dëshiruar të japin shërbim përtej orarit të rregullt të punës, të ofrojnë shërbim ekstra me pagesë ku 70% e pagesës e merr mjeku dhe 30% i mbeten spitalit. Në këtë mënyrë hyn më në fund në Europë në kuptimin e konceptimit të sistemit publik, si një sistem ku mjekët nuk janë rrogëtarë, nuk janë të detyruar të shohin majtas apo djathtas për të shkuar tek privati ku mund të paguhen më shumë. Por çdo mjek që kërkohet nga qytetarët për t’u shërbyer atyre, të mund të punojë edhe jashtë orarit dhe të paguhet më shumë”- tha Rama.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kjo politikë e re shihet si një mundësi për të “thithur” drejt publikut mjekët e mirë, për të shmangur dypunësimin e tyre në privat, e për të mbajtur në publik mjekët më të mire

Nuk ka ende një listë se sa do të jenë tarifat që do paguajnë qytetarët, por nisur nga modelet e sistemeve të huaja shëndetësore që praktikojnë këtë skemë, pagesa do të varet nga mjeku dhe specialiteti që ata kanë, pra ndryshe mund të jetë tarifa për kardiokirurgun, ndryshe per dermatologun etj.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button