KRONIKËSTAR CHANNEL
Mjeti bujqësor përfundon në kanal, lëndohet drejtuesi
Një aksident është regjistruar këtë të diel, ku një mjet bujqësor (zetor) ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor në fshatin Çërrav të Pogradecit
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, paraprakisht raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në daljen e mjetit nga rruga.




