AKTUALITETRAJONI
Mjeti i rëndë i ushtrisë shtyp makinën, humbin jetën 5 persona, mes tyre tre fëmijë
Në një aksident të rëndë ndodhi në rrugën Kralevë – Rashkë në Serbi të shtunën dhe për pasojë 5 persona humbën jetën.
Mediat në Serbi raportojnë se një makina e rëndë ushtarake shtypi një mjet Ford, ku po udhëtonin personat.
Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën babai, tre fëmijët e tij të vegjël dhe një fqinj që ishte me ta. Në makinë ndodhej edhe nëna fatkeqe e vogëlushëve, mjekët e së cilës po luftojnë për jetën.
Shoferi 54-vjeçar M.V. që drejtonte autoblindën ushtarake është ndaluar.