BOTASTAR CHANNEL

Momente paniku në avionin e linjës Firence-Londër, bën ulje të detyruar në Malpensa pas problemit me motorin

Milano- Momente paniku dhe frikë në bordin e një avioni të linjës që po fluturonte nga Firence me destinacion Londrën, duke bërë ulje emergjente në Malpensa të Milanos.
Shkak u bë një problem me motorin gjatë fluturimit, sot në orët e pasdites (4 Janar). 

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Piloti i aeroplanit të British Airways duhej të kërkonte autorizim për ulje në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa komunikoi me kullën dhe dha si arsye problemin me motorin.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mediave, ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00, kur komandanti i avionit kërkoi autorizimin për ulje në aeroportin e Malpensës dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem tjetër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas një rindërtimi fillestar të asaj që ndodhi, avioni përdori procedurën standarde të urgjencës: sapo u ul në vend, mjekët dhe zjarrfikësit nxituan menjëherë, sepse frika ishte se avioni do të merrte flakë. 

Dhe gjithçka shkoi më së miri, pasi avioni u ul pa asnjë problem. Më pas ai u dërgua në një hapësirë të rezervuar në Terminalin 2, ku u lëshuan pasagjerët, teksa po vijojnë procedurat e rastit për të zbardhur shkaqet dhe përfunduar hetimet. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button