Momenti i ekzekutimit të biznesmenit grek që kthehej nga Mykonos! Autori me motor dhe gjakftohtë, në të zeza dhe shkrepi 2 pistoleta
Greqi– Më shumë se një muaj nga atentati i bujshëm në Greqi, kur u ekzekutua në gjakftohtësi biznesmeni dhe topografi 54-vjeçar, Panagiotis Stathis, në makinën e tij në Neo Psychiko, publikohen edhe momentet e krimit mafioz.
Ngjarja ndodhi më 2 korrik 2024 dhe deri tani ka një autor të arrestuar. Media greke publikoi pamje nga sulmi vdekjeprurës, ku dallohet autori i veshur me rroba të zeza dhe një skafandër të bardhë, duke ndaluar motorin pikërisht pranë mjetit të viktimës dhe më pas e qëllon me armë
Pas kryerjes së atentatit fatal, ai largohet nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar i dyshuar, ndërsa po hetohen edhe persona të cilët ai i ka takuar për biznes në Mykonos, apo që ka pasur konflikte dhe konkurrencë.
Një tjetër kënd i filmuar i momentit të vrasjes
Vrasësi gjakftohtë raportohet se është shtetas grek, i njohur për autoritetet në shtetin fqinj. Sipas “Protothema.gr”, autori i dyshuar i krimit është identifikuar pas analizës së celularit të 54-vjeçarit që mbeti viktimë. Ai ishte i veshur me të zeza, mbante doreza gjatë gjithë kohës, si edhe dy pistoleta 9 mm, për t’u siguruar se do të ishte gati edhe nëse njëra prej tyre bllokohej. Vrasësi ishte plotësisht i organizuar dhe krejtësisht i ftohtë. Gjithashtu ishte në dijeni të itinerarit të viktimës, orarit të lëvizjes së 54-vjeçarit, ndërsa një ditë para krimit ndodhej në vendngjarje duke mbikëqyrur zonën.
Sipas pamjeve, pa zbritur nga motoçikleta, i ka drejtuar armën me njërën dorë, duke e zbrazur në trupin e tij dhe më pas ka nxjerrë të dytën, duke e qëlluar edhe katër herë të tjera.