FASHIONLIFESTYLE & SHOWBIZ

Monica Bellucci “rrëmben” vëmendjen në ekspozitën e fotove, 58-vjeçarja pozon totalisht e zhveshur nën ujë 


Monica Bellucci mbetet padyshim një nga femrat më simpatike në të gjithë botën dhe adhurohet për bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Italianja me sharmin e pashoq u shfaq në ekspozitën e fotografive për punën e fotografit të njohur Gian Paolo Barbieri dhe vodhi përshtypjet, teksa kishte pozuar e zhveshur për objektivin e tij.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

58-vjeçarja Bellucci zbukuron galerinë me imazhin e saj, e cila u hap pak ditë më parë në Milano dhe fotoja mbresëlënëse është vendosur në një pjesë qendrore të hapësirës. Përveç rolit kryesor që merr imazhi i saj në hapësirën mbresëlënëse të ekspozitës, italianja luan edhe në dokumentarin për jetën e fotografit 84-vjeçar me titull “The Man and The Beauty”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Fotoja nudo në ujë arriti me shpejtësi të bëjë xhiron e internetit dhe të bëjë përshtypje fansat e italianes së famshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

I njohur ndërkombëtarisht Gian Paolo Barbieri ka bashkëpunuar gjithashtu me disa nga supermodelet më ikonike në botë. Ai gjithashtu ka krijuar fotografi për disa nga fushatat më të famshme reklamuese për markat italiane dhe ndërkombëtare të modës si Versace, Ferrè, Vivienne Ëestëood, Dolce & Gabbana, Valentino dhe Armani.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button