KRONIKËSTAR CHANNEL

Monitorim intensiv në rrugët e Fierit, mbi 1 500 gjoba për shpejtësi vetëm brenda një jave

Monitorimi intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse ka vijuar gjatë gjithë javës, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kësaj periudhe, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor janë proceduar penalisht 26 shtetas. Nga këta, 8 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 18 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kontrollet parandaluese në rrugët urbane, lokale, interurbane dhe në autostradën A2 kanë sjellë vendosjen e:

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”
  • 1 567 masave administrative për tejkalim të shpejtësisë;
  • 57 masave për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 23 masave për përdorimin e celularit gjatë drejtimit;
  • 68 masave për parakalim të gabuar;
  • 26 masave për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 479 masave për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, janë sekuestruar 21 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Reklama në FieriWeb

Autoritetet u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë e lartë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë dhe të mbrohet jeta e të gjithë përdoruesve të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button