Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin
Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Duke filluar prej orëve të mesditës mot me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në relievet e larta malore të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 4 deri 11°C
në zonat e ulëta 5 deri 17°C
në zonat bregdetare 7 deri 16°C