MOTITË NDRYSHME

Mot i kthjellët me alternime vranësirash, temperaturat ulen në mëngjes


Vendi ynë do të paraqitet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët me alternime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar reshje të izoluara në ekstremin verior. Orët e pasdites do të largojnë gradualisht vranësirat nga i gjithë territori duke ia lënë vendin moti të kthjellët dhe vranësirave kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 21°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kosova

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta. Më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes perëndimore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe temperaturat e ajrit të pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme, vijojnë ndikimin e tyre në MV duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që të njëjtat kushte të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të tyre duke ngjitur termometrin deri në 15°C.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Rajoni dhe Evropa

Ishujt britanikë si edhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut si edhe dëborës ne Alpe të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Po ashtu; do të vijojnë me vranësira, reshje dëbore dhe ngrica vendet e Evropës lindore dhe pjesërisht gadishulli skandinav. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të mbizotërojnë në; gadishullin Iberik. Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi dhe deti Egje.

Related Articles

Back to top button