Mot i kthjellët me vranësira dhe kalimtare/ Njihuni me parashikimin e motit
Sipas MeteoAlb do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në Republikën e Kosovës; mot, kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas – mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.
Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori i republikës së Kosovës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur; vlera minimale 2 °C dhe në qytetin e Podujevës dhe maksimalja do të ngjitet deri në 16°C në Gjakovë.
Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor.
Maqedonia e Veriut
Do të vijojnë; kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV.
Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet që vranësirat të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C minimalja deri në 18°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Veriperëndimor.
Europa
Aktivizimi i një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në qendër të kontinentit, do të sjellë sërish kushte të paqëndrueshme atmosferike në Europën Qendrore si edhe rajonin e Balltikut të cilat do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore.
Po ashtu; me reshje të konsiderueshme shiu do të paraqitet Europa Jugperëndimore dhe veriu i Italisë.