MOTITË NDRYSHME
Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, ja parashikimi për sot
Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.