MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME
Mot i paqëndrueshëm ketë të premte, reshje shiu në disa zona të vendit

Vendi ynë do të ndikohet këtë të premte nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Ndërkohë, gjatë mesditës dhe pasdites, reshjet pritet të përqendrohen kryesisht në zonat malore të vendit.
Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s.
Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë.




