MOTITË NDRYSHME

Moti i acartë do të godasë Shqipërinë, nuk do të mungojnë reshjet e borës, ja si priten të jenë ditët në vijim


Java që sapo filloj do të jetë befasuese në aspektin meteorologjik. Në Mesdhe shihet tendenca e ardhjes së rrymave më të ftohta nga veriu i Europës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti në vend përgjithësisht parashikohet me reshje shiu të cilat do të jenë të herëpashershme. Reshjet në intervale të caktuara kohore gjatë së henës e të enjtes do të marrin karakter rrebeshesh. Po kështu, gjatë së enjtes parashikohen reshje debore në veri e verilindje të vendit që përkojnë më dëborën e parë të këtij sezoni.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

 Ndikuar nga temperaturat në rënie dëbora do të prekë perveç majave të maleve dhe lartësi deri në 900m në këto zona.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tipar tjetër i rëndësishëm gjatë javës do të jetë dhe era e vrullshme me drejtim juglindje –verilindje. Në brigjet detare, ajo do të jetë e fortë kryesisht ditën e enjte duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit deri 5 ballë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Temperaturat do të pësojnë rënien kryesisht në mëngjes e në mbrëmje.

Shi dhe vranësira në të gjithë territorin e vendit, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të sjellin vranësira të shpeshta ku parashikohet që herë pas here të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit. 

Por në orët e pasdites dhe në vijin do të ketë shtim të vranësirave duke bërë që të gjenerohen shira me intensitet mesatar kryesisht në zonat veriore dhe në qendër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlera ditore nga 4 deri në 23 gradë celcius.

Related Articles

Back to top button