AKTUALITET

Moti i keq prek dhe Durrësin, pezullohet aktiviteti i flotës së peshkimit për 48 orët e ardhshme


Moti i keq që pritet të përfshijë gjirin e Durrësit gjatë pasdites dhe në vazhdim ka detyruar autoritetet detare të marrin masa për sigurinë e mjeteve lundruese dhe ekuipazheve të tyre në det.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kapiteni i portit detar Tauland Allka bën me dije se është urdhëruar pezullimi i aktivitetit të flotës së peshkimit për një periudhë prej 48 orësh, ndërsa të shtunën aktiviteti do t’i kthehet normalitetit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot dhe nesër ndalohet dalja e anijeve të peshkimit në gjueti, ndërsa anijet që janë aktualisht në det janë udhëzuar të ankorohen pranë portit të peshkimit për të shmangur rreziqet e mundshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Gjatë pasdites dhe orëve në vazhdim deti pritet që të arrijë forcën 7 ballë duke e vështirësuar ndjeshëm lundrimin, ndërsa era që fryn nga jugu nuk do të shoqërohet me ulje temperaturash.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë, pavarësisht motit të keq, linjat e trageteve mes Durrësit dhe porteve italiane do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht.

Po ashtu, anijet tregtare të tonazhit të mesëm dhe të lartë nuk do të preken nga ky vendim dhe do të vijojnë aktivitetin e tyre pa ndërprerje.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button