AKTUALITETKURIOZITETESTAR CHANNELTË NDRYSHME
Moti për të enjten: Kthjellime dhe temperatura të larta, vranësira dhe reshje të lehta në zonat malore

Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë. / fieriweb.com /
| Qyteti | Maksimumi | Minimumi |
| Tirana | 34 °C | 27°C |
| Shkodra | 39°C | 28°C |
| Vlora | 31°C | 26°C |
| Durrësi | 30°C | 26°C |
| Korça | 29°C | 18°C |
| Fier | 33°C | 24°C |
| Saranda | 31°C | 22°C |




