Motorët e luftës në Fier/ Si u kthyen modelet e vjetra në mjete me stil dhe shkëlqim

Në një ekspozitë të makinave retro, vizitorëve u mbetën sytë veçanërisht mbi motorët e prodhuar që prej luftës se dytë botërore.
Ferman Bendaj dhe Kastriot Llakaj I bien kryq e tërthor Shqipërisë me këto mjete transporti. Për ta është pasioni I një jete ndërsa për kalimtarët, një shfaqje për t’u admiruar
Janë objekte që I mbijetuan tre epokave. Luftës së dytë boterore, Shqipërisë komuniste dhe asaj të pas viteve ‘90.
“ Këta motorrë janë përdorur në luftë… ishin funksionalë dhe të fuqishëm. I prodhoi rusia në vitet 30 e më pas gjermania…. Ushtria jonë I përdorte në masë… këtu qëndronte ushtari me mitraloz.. ketu gjithashtu ushtar I armatosur.. qëllimi ishte që të sulmohej në ecje
Pas luftës, ishin të preferuarit e ushtrisë shqiptare, për diskrecionin dhe eficencën që kërkohej në atë periudhë.
“Ushtria shqiptare kishte shume si këta…. Përdoreshin në stërvitje apo aksione të ndryshme sepse nuk binin në sy dhe ishin funksiknale nga ana tjetër ….”
Fuqia e lartë motorrike ka bërë që të jenë ende në qarkullim dhe pritet të jenë edhe për tridhjetë vitet e ardhshme.
“Keta motorrë kanë 750 kuaj fuqi… janë përbindësha…, nuk arrijnë shpejtësi të madhe por mbajnë peshë të madhe dhe rezistojnë në cdo lloj terreni…..mund të vazhdojmë të udhëtojnë edhe per 30 vjet të tjera….”
Halim Bendaj, babai I Fermanit e bleu motorrin nga ushtria në vitet ‘60. Që atëherë, ka qënë pronë e familjes Bendaj duke u përcjellë në katër breza.
“Atehere ushtria shqiptare I shiti me kile dhe babai im e bleu ….e kemi pasur që atëherë si familje….”
Ndërsa Kastrioti si inxhinier mekanik në ushtrinë shqiptare e ndan kohën e tij mes familjes dhe asaj që e quan studion e tij, oficinën. 65-vjecari riparon mjete të vjetra transporti duke u rikthyer pamjen origjinale.
“Këtë motorr e ka sjellë një klient, ishte i kalbur dhe i ndryshkur… Pjesët e këmbimit dhe cdo aksesor riparohen apo edhe blihen on line ne e bay… punoj gjashtë muaj për ta riparuar një mjet të tillë…”
Bendaj dhe Llakaj janë miq të vjetër me një pasion të përbashkët. Ata nuk mjaftohen thjesht me një mjet transporti, por kërkojnë adrenalinën dhe emocionin në çdo udhëtim.
“Udhëtosh me këtë motorr është adrenalinë, njerëzit i shohin me admirim. Sa herë dalim njerëzit duan ti shohin të bëjnë foto… kjo të jep kënaqësi dhe emocion.’
Motorrët e stilit retro janë bërë pjesë e ekspozitave si ajo e zhvilluar së fundmi në Fier. Janë mjete transporti që vijnë nga e kaluara, por që nuk e kanë humbur shkëlqimin, duke kënaqur syrin e nostalgjikëve dhe ndezur kuriozitetin e të rinjve.
/ abcnews.al