KRONIKËSTAR CHANNEL

Mundësia e hakmarrjes/ Vr*sja e Kristjanit, shoqërohen 4 anëtarë të fisit Reçi. Familjarët tërheqin trupin nga Vlora

Mbrëmjen e së hënës, në autostradë u vra brenda në makinë Kristjan Marku, dhe policia e Vlorës është duke bashkëpunuar me atë të Lezhës për të zbardhur atentatin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Gjatë mbrëmjes të së hënës policia ka shkuar në disa banesa në Rrëshen për të kryer kontrolle. Disa nga banesat e kontrolluara kanë qenë të fisit Reçi, me të cilët fisi Marku (i njohur ndryshe edhe si Bardhi) janë në hasmëri prej vitesh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Katër anëtarë të fisit Reçi janë shoqëruar në polici për tu pyetur dhe gjatë deklarimeve ata kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e të riut në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas marrjes në pyetje të shoqëruarit janë lënë të lirë, ndërsa hetuesit kanë dyshimet se ekzekutimi ka ndodhur për shkak hasmërie. Sakaq sipas grupit hetimor viktimën e kanë kapur 3 plumba nga 11 gëzhoja që janë gjetur në vendngjarje dhe një prej tyre ka rezultuar fatal.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për shkak të rëndësisë së ngjarjes një mjek ligjor ka mbërritur në Vlorë nga kryeqyteti për të kryer ekspertizën. Rreth orëve të mëngjesit familjarët e mbërritur kanë tërhequr trupin e viktimës, me mbi 15 makina që kanë shoqëruar makinën e kortezhit.

Kristjan Marku është person me precedentë penalë. Ai ka qenë arrestuar për tentativë vrasje në vitin 2023. Në atë kohë ai tentoi të vriste nipin e Kastriot Reçit, Sajmir Reçi. Hasmëria ka vijuar më pas, ku Kristjanit i vranë xhaxhain, Martin Bardhi, në një lokal në Rrëshen, në shtator të 2023.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button