“Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

Frida Mavriqi
Partia “Mundësia” e Agron Shehaj, prezantoi dje ekipin e saj të kandidatëve për Qarkun e Fierit, në një takim entuziast me qytetarët dhe mbështetësit.

E para në listë për Fierin, Frida Mavriqi, theksoi se ky nuk është një garim thjesht për mandate, por një betejë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. “Fieri ka nevojë për një zë të fortë në parlament, për një përfaqësim të denjë që nuk bëhet palë me korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Unë dhe ekipi im jemi këtu për të sjellë një politikë të pastër, me njerëz që nuk shiten dhe nuk blihen,” u shpreh ajo.

Pjesëmarrësit e takimit shprehën mbështetjen e tyre për “Mundësinë”, duke e konsideruar atë si alternativën e vetme që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Ndërkohë, fushata vijon me takime të tjera në të gjithë qarkun, për të ndërtuar një platformë të bazuar në nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.


