EKONOMISTAR CHANNEL

Nafta për bujqësinë, AZHBR: 50% financim për mbi 10 hektarë të mbjellë

Mbështetja me financim të drejtpërdrejtë të subvencionit të naftës është një komponent i rëndësishëm i Skemës Kombëtare 2025, që minimizon kostot e fermerëve për punimet e mekanizuara në fermë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Edhe këtë vit nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për hektar, në llogarinë bankare të çdo fermeri aplikues, e përllogaritur në bazë të normativave të konsumit të naftës, për sipërfaqe më të mëdha se 1 hektar.

Kjo do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë skemë. Nafta pa taksa për bujqësinë ka qenë një mekanizëm i rëndësishëm për uljen e kostove të fermerëve në bujqësi, nxitjen për mbjellje si dhe formalizimin e tyre, si e vetmja formë për të qenë përftues.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) bën të ditur se, fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar të mbjellë me kultura bujqësore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal.

Fermerët që duan të përfitojnë pagesa cash për naftën në bujqësi duhet të bëjë aplikimin online, deri në datën 30 maj 2025.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Nafta për bujqësinë, AZHBR: 50% financim për mbi 10

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button