AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

“Nafta sheshit” në Kallm të Fieri, banorët: Na kanë rënë fëmijët brenda, shteti s’po bën asgjë


Banorët në fshatin Kallm I Madh në Fier janë të detyruar të bashkëjetojnë me ndotjen dhe rrezikun e gropave të naftës bruto të krijuara aty ndër vite. Gjatë verës, situata është më problematike, pasi temperaturat e larta shkrijnë hidrokarburet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Disa metra të gjera e të thella dhe plot me naftë bruto. Dhjetra gropa të tilla janë krijuar ndër vite në fshatin Kallm i Madh në Fier.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Janë kthyer në kërcënim për fëmijët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Janë të rrezikshme për fëmijët se ai nuk di dhe hidhet brenda. Na kanë rënë dhe fëmijët brenda edhe kafshët,” tha një banore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Temperaturat e larta e të verës e shkrijnë naftën dhe era e hidrokarbureve përhapet në të gjithë fshatin.

“Ndotja më e madhe është tani në verë. Po të afrohesh atje përvëlohesh. Ta çosh lagjen të gjithë në spital del me karbon në gjak,” tha një banore.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

“Kjo ndihet 24 orë, nuk jetohet këtu,” tha ajo.

Kjo situatë ka më shumë se 30 vite!

Banorët tregojnë se aty kalojnë tubacionet e kompanisë Albpetrol që sipas tyre kurrë nuk ka ndërhyrë për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

“Nga shteti s’po bëhet asgjë,” thonë ata.

Edhe tokat bujqësore po bëhen të papunueshme vit pas viti.

Situatë e ngjashme është në shumë fshatra në zonën naftëmbajtëse të Fierit, ku banorët kërkojnë ndërhyrje për largimin e gropave të naftës bruto, por asgjë nuk është bërë.

Related Articles

Back to top button