AKTUALITETSTAR CHANNEL

Naftëtarët e Patos-Marinzës rikthehen në protestë para Bankers Petroleum, kërkojnë respekt dhe trajtim të barabartë

Pas një ndërprerjeje disa-ditore të grevës së urisë dhe bojkotit të punës, naftëtarët e fushës naftëmbajtëse Patos-Marinzë janë rikthyer sot para selisë së kompanisë Bankers Petroleum. Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre, respektimin e dinjitetit të punonjësve, të drejtave të mohuara dhe trajtim të barabartë për çdo naftëtar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kreu i sindikatës, Dritan Shahu, deklaroi se protesta vjen pas takimeve të zhvilluara me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Ai theksoi se deklaratat e kompanisë për përfitimet e punonjësve janë të pavërteta dhe shërbejnë si një “show” për opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grevisti Dritan Rrapushi bëri me dije se nesër do të zhvillohet një takim ndërmjetësues në Tiranë mes naftëtarëve dhe kompanisë, ku shteti do të përfaqësohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. “Shpresojmë që kompania të reagojë, përndryshe nuk do të ndalemi me denoncime”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Naftëtari Nikolin Alushaj theksoi se puna në fushë vijon normalisht, por se meritokracia duhet të vendoset si standard. Aktivisti Ferdinant Shehaj u shpreh se ka ardhur koha për të ngritur zërin fuqishëm, pasi edhe politikanët kanë interesa në këtë kompani.

Reklama në FieriWeb

Protesta u shoqërua me thirrjet “Turp t’ju vijë”, ndërsa në vendngjarje ishte e pranishme policia për sigurimin e rendit 

Related Articles

Back to top button