LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL

Nata e shumëpritur në “BBVA4”. Njoftim i rëndësishëm për pjesëmarrësit e finales

Mbrëmjen e sotme, zakonisht në minutat e para të mesnatës, pritet që të zbulojmë fituesin e këtij sezoni të “Big Brotherit”.

Për shkak të situatave të papritura që mund të ndodhin në një natë si kjo e sotmja, ku pjesëmarrja e njerëzve do të jetë goxha e lartë, Top Channel ka publikuar në faqen zyrtare të “Big Brotherit” një rregullore, bazë së cilës ndalohen rreptësisht disa gjëra.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rregullorja e plotë:

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj Finaleje spektakolare, stafi i sigurisë së Top Channel dëshiron të njoftojë gjithë shikuesit që kanë siguruar një biletë dhe do ta ndjekin shoë-n nga afër, se ndalohet rreptësisht:

-Futja e objekteve të rrezikshme, e mjeteve të mprehta, fishekzjarrë, kapsolla, lazer, etj.
-Futja e lëndëve narkotike apo substancave të ndaluara me ligj.
-Futja e pijeve alkoolike ose gotave/shisheve prej qelqi/plastike nga jashtë (pijet i gjeni pranë skenës).
-Përdorimi i dronëve apo objekteve të tjera regjistruese, përveç telefonave.
-Zaptimi i hapësirave të paautorizuara, si skena, pjesët teknike, etj.
-Dhuna verbale apo fizike, përfshirë fyerje, ofendime, përplasje me spektatorët e tjerë ose stafin organizativ.
-Përdorimi i flamujve, pankartave apo simboleve që nxisin urrejtje, racizëm apo diskriminim.
-Futja e kafshëve.

Shënim:
Organizatorët dhe stafi i sigurisë së Top Channel kanë të drejtë të kryejnë kontrollin fizik për çdo person përpara hyrjes. Kushdo që nuk respekton rregulloren do të largohet nga ambienti pa rimbursimin e biletës. Top Channel nuk mban përgjegjësi për humbjen e sendeve tuaja personale.
Kujdes! Top Channel në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të marrë masa për çdo shkelës të rregullores.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Vëllai i Madh ju fton të shijoni spektaklin e finales së madhe!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button