AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta Artan Lame – Kryeministri Rama: “I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë”

Tiranë – Një lajm i rëndë ka tronditur opinionin publik mëngjesin e sotëm: është ndarë nga jeta Artan Lame, një nga figurat më të njohura të administratës publike dhe jetës intelektuale në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen për humbjen e mikut të tij:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.” – shkruan Rama.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Artan Lame ka qenë një zë i rëndësishëm në çështjet e trashëgimisë kulturore, urbanistikës dhe reformave në fushën e pronësisë. Ai ka drejtuar për vite Agjencinë e Legalizimit dhe më pas Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, duke qenë i pranishëm edhe në debatet publike me tone gjithnjë të moderuara dhe konstruktive.

Reklama në FieriWeb

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në jetën intelektuale dhe institucionale të vendit.

Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër./fieriweb.com

Related Articles

Back to top button