AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta Artan Lame – Nëna e tij jep lajmin e hidhur

Tiranë – Është ndarë nga jeta Artan Lame, një nga figurat publike më të njohura në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historisë në Shqipëri. Lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e tij përmes një mesazhi prekës drejtuar miqve, shokëve dhe dashamirësve.

Reklama në FieriWeb

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës. Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame… Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje,” shkruan ajo, duke theksuar se Lame, deri në momentet e fundit, ishte i përqendruar tek puna dhe pasioni i tij për Muzeun.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sipas saj, Artani ishte i qetë dhe optimist përpara një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht gjendja e tij u përkeqësua papritur.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Familja njofton se sapo trupi i tij të mbërrijë në Shqipëri, do të bëhen të ditura procedurat e mëtejshme për homazhet dhe varrimin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Artan Lame kujtohet për kontributin e tij të vyer në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe për angazhimin e tij në media dhe administratë. Ndarja e tij nga jeta lë pas një boshllëk të thellë në jetën publike dhe kulturore të vendit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button