AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndahet nga jeta Dr. Haxhi Aliaj, mjeku i përkushtuar i Cakranit dhe Fierit

Sot është një ditë e trishtë për komunitetin shëndetësor të Cakranit dhe Fierit, pasi është ndarë nga jeta Dr. Haxhi Aliaj. Mjeku i njohur, i cili ka shërbyer me përkushtim për shumë vite si përgjegjës dhe mjek familjeje në Qendrën Shëndetësore Cakran, ka lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën e kujdesit shëndetësor.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në vitin 1998, Dr. Aliaj u emërua Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor në Fier, ku me profesionalizëm dhe përkushtim drejtoi një ekip të përbërë nga mjekë, farmacistë dhe ekonomistë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në evidentimin dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas përfundimit të këtij misioni, ai u rikthye në Qendrën Shëndetësore Cakran, ku vazhdoi të shërbente si mjek familjeje, pranë komunitetit të tij, deri në daljen në pension. Edhe pse u tërhoq nga jeta profesionale, ai nuk pati shumë kohë për ta gëzuar pensionin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dr. Haxhi Aliaj do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje nga kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Ngushëllime familjarëve, bashkëshortes Luli, vajzave dhe djalit. U prehtë në paqe!

Related Articles

Back to top button